Thaçi te liqeni i Ujmanit: Kosova është një dhe e pandashme
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot vendkalimin kufitar Bërnjak, në veri të Kosovës, doganën dhe policinë atje, ndërsa gjatë kthimit vizitoi Liqenin e Ujmanit.
Pas lundrimit në liqenin e Ujmanit, presidenti nga aty dha edhe një deklartë për media.
“Në këtë vend të bukur, dolem për një shetitje lundrimi në liqenin e Ujmanit.
Desha t’i falenderojë edhe disa qytetarë serbë që me qerasen me kafe. Unë jam president i të gjihëve”, ka thënë Thaçi, raporton “Epoka e re”.
Ai ka thënë se liqeni i Ujmanit është një aset i mrekullueshëm i Republikës së Kosovës.
Presidenti ka thënë se Kosova është një dhe e pandashme.
I pyetur nga gazetarët nëse planet për ndryshim të kufijve parashohin që Liqeni i Ujmanit t’i kalojë Serbisë, Thaçi tha:
“Edhe sot, nga ky vend i mrekullueshëm i Republikës së Kosovës, dërgoj mesazhin më të mirë: të punojmë së bashku për Kosovën e re, për Kosovën në NATO dhe në BE. Kosova është një, unike, e pavarur dhe sovrane”.