Thaçi: Të merren masa ndaj atyre që nuk e parandaluan vrasjen në Brekoc
08 gusht 2018
| 14:21
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj vrasjes së mbrëmshme në Brekoc të Gjakovës ku humbën jetën një nënë dhe vajza e saj.
Ai ka kërkuar që të merren masa ndaj atyre që nuk e parandaluan krimin, duke thënë se siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve.
“I tronditur nga akti makabër në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku humbën jetën një nënë dhe vajza e saj. Kërkoj të merren masa ndaj atyre që neglizhuan rastin, duke mos parandaluar krimin. Siguria e qytetarëve tanë duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve tona”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/