
Thaçi: Të mrekullueshëm dhe të pamposhtur futbollistët tanë
25 mars 2019
| 23:16
Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka komentuar ndeshjen mes Kosovës dhe Bullgarisë, e cila përfundojë me rezultat baraz 1:1, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Thaçi ka vlerësuar lojën e futbollistëve tanë.
“Të mrekullueshëm dhe të pamposhtur futbollistët tanë. Kosovën, ballëlartë po e çojnë drejt kualifikimeve në Euro 2020”, ka shkruar Thaçi.