Thaçi: Të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë sonë
27 prill 2019
| 10:42
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë sot homazhe te memoriali i të pagjeturve që ndodhet në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
“Të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë sonë. Jo vetëm më 27 prill, por përherë jetojmë me mungesën e tyre dhe me dhimbjen për ta!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/