Thaçi: Të pagjeturit, ndër plagët më të rënda të shoqërisë sonë

31 dhjetor 2018 | 12:58

Presidenti Hashim Thaçi së bashku me familjarët e personave të pagjetur, në ditën e fundit të këtij viti, ka bërë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë. 

“Kjo është ndër plagët më të rënda të shoqërisë sonë, të cilën e bartim me vete në momentet e gëzimit dhe hidhërimit. Në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut në Bruksel, zbardhja e fatit të të pagjeturve do të jetë ndër çështjet prioritare. Familjet e të pagjeturve meritojnë të dinë për fatin e më të dashurve të tyre, prandaj si institucione do të bëjmë të pamundurën që ta zbardhim fatin e tyre”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”. 

https://www.facebook.com/215598455177188/posts/2376336072436738/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edita Tahiri është njëra ndër personalitet politike që ka qenë…