Thaçi thotë se ideja për shkëmbim territoresh është lajm i pavërtetë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur lajm të pavërtetë idenë për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës dhe të gjitha partitë politike duhet të punojnë për një konsensus të madh për vazhdimin e dialogut me Serbinë, i cili mbështet edhe nga BE-ja dhe ShBA-ja.
“Nuk komentoj opinionet e medieve, opinione që s’kanë adresë. Qëllimi ynë është njohja në fund të procesit. Kemi opinione të ndryshme dhe ka ‘fake news’ të shumta që po e fusin në konfuzion opinion publik. Do të punoj fuqishëm me të gjithë në Kosovë që marrëveshja të ndodhë mes dy vendeve të pavarura, njohje formale dhe anëtarësim të Kosovës në të gjitha organizata. Kosova është e pavarur. I kemi hyrë këtij procesi me përgjegjësi. Kosova është e sigurt në sukses”, ka thënë Thaçi pas homazheve të varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
/Epoka e re/