Thaçi thotë se komandant Kumanova ishte një nga luftëtarët më të mëdhenj të UÇK-së
25 gusht 2019
| 10:36
Në 21-vjetorin e rënies, presidenti Hashim Thaçi e ka përkujtuar Ismet Jasharin i njohur si komandant Kumanova.
Thaçi e ka cilësuar atë si një nga luftëtarët më të mëdhenj të UÇK-së, ndërsa ka shtuar se sakrifica e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është dëshmia e vlerave kombëtare të luftës tonë.
Postimi i plotë i Hashim Thaçit në “Facebook”:
Në 21 vjetorin e rënies, kujtojmë Ismet Jasharin – komandant “Kumanovën” njëri nga luftëtarët më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sakrifica e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është dëshmia më e mirë e vlerave kombëtare të luftës sonë, së cilës iu bashkuan luftëtarë nga të gjitha trojet shqiptare.