Thaçi thotë se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë shumë shpejt
05 qershor 2019
| 13:50
Presidenti Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ri deklaruar se vendi ynë është duke u diskriminuar nga Bashkimi Evropian (BE) në raport me liberalizimin e vizave
Ai gjatë një aktiviteti me të rinjtë në Prishtinë, në kuadër Ditës Botërore të Sportit dhe Mjedisit, ka thënë se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë shumë shpejtë, në mënyrë që të rinjtë e Kosovës të lëvizin lirshëm nëpër vendet evropian.
“Le të mbetet kjo ditë e optimizmit dhe shpresës. Natyrisht duke ndodhë edhe liberalizimi i vizave shumë shpejtë që të rinjtë të lëvizin lirshëm dhe të përmbyllet ky diskriminim”, ka deklaruar presidenti Thaçi.