Thaçi thotë se nuk ka ndodhur të zhvillojë takim sekret me Vuçiqin

12 shkurt 2019 | 22:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk e ka takuar zhvilluar një takim sekret me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Unë jam takuar me presidentin Vuçiq në takime të liderëve të ndryshëm e ceremoni të ndryshme, jashtë kamerave e në koridore e salla, në Paris, Vatikan, Vjenë, New York, ku kemi diskutuar hapur për zhvillime në rajon e në Ballkanin e Perëndimor”, ka thënë ai. Ndërsa negociatat, të gjitha pa dallim, kanë qenë të hapura, transaprente dhe në asnjë rrethanë, me asnjë çmim asnjë takim sekret”, u shpreh ai në RTSH.

Thaçi ka thënë se e sheh të mundshme, që viti 2019 të jetë viti i Marrëveshjes historike, paqësore, përfundimtare Kosovë-Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka…