
Thaçi thotë se raporti i Bulliqit është qesharak
04 dhjetor 2017
| 16:55
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për procedimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës (RTK), i pari i shtetit, raportin me të gjeturat e komisionit shtetëror për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi e ka quajtur qesharak.
Thaçi u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë projektligjin për demarkacionin.