Thaçi: Do t’i ruajmë kujtimet për Malsorin dhe Armendin
07 maj 2018
| 18:51
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Trena, pas gjetjes së trupit të pajetë në lumin Lepenc të policit Armend Trena.
Ai ka thënë se fatkeqësia e dy policëve të rënë në lumin Lepenc i ka prekur gjithë qytetarët e vendit. “Pas gjetjes së trupit të pajetë të policit Armend Trena, familjes Trena, miqve dhe kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të thella. Institucionet dhe Policia e Kosovës do ta ruajnë gjithmonë kujtimin për Malsorin dhe Armendin”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.