Thaçi tregon pse refuzoi drekën me presidentin Meta

09 maj 2019 | 22:28

Krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor ishin të enjten në Tiranë si pjesë e samitit të Brdo-Brijunit.

Pas takimit presidenti Ilir Meta zhvilloi një dreke më liderët e Ballkanit Perëndimor, por Hashim Thaçi nuk pranoi të ishte i pranishëm.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Thaçi, iu përgjigj pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu se pse nuk mori pjesë.

“Ishte më tepër aspekt teknik, por të takohesha me dy presidentët e dy vendeve që nuk e kanë njohur Kosovës ishte e panevojshme dhe mendoj se do të ishte e panevojshme vazhdimi i një debati të kotë dhe të thatë. Duke patur parasysh pozicion armiqësor që e mban peng Bosnje Hercogovinën nga Milorad Dodik. Bosnja Hervegovina për fat të keq ende nuk e ka njohur Kosovën dhe mban pozicion më të ashpër se Serbia dhe unë friksohem se qytetarët nuk kanë të drejtë të mos shkojnë në Bosnje. Edhe kur BE të na japë sinjalin për liberlailizimin e vizave Bosnja do të mbajë pozicionin e Serbisë, ka deklaruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korrigjimi i kufijve të Kosovës dhe shkëmbimi i territoreve mes…