Thaçi: Tri dekada më parë filloi një epokë e re e marrëdhënie Kosovë-ShBA
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar vizitën historike të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, të para 30 viteve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se tri dekada më parë filloi një epokë e re në marrëdhëniet e popullit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Tri dekada më parë filloi një epokë e re në marrëdhëniet e popullit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Delegacioni i Senatit të SHBA-së, i udhëhequr nga miku i madh i Kosovës, Bob Dole, solli mesazhin e mbështetjes amerikane për popullin tonë. Jam shumë i lumtur që angazhimi shumëvjeçar i senatorit Dole për Kosovën, sot po përjetësohet në qendër të Prishtinës përmes inaugurimit të bustit të tij. Bob Dole është hero i gjallë i popullit të SHBA-së dhe i popullit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.