Thaçi: Trumpi mbështet arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

11 nëntor 2018 | 13:39

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar mbrëmë në Paris, presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.

Thaçi nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter”, ka bërë me dije se me Trumpi mbështet arritjen e marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Mbrëmë kam pasur një takim të rëndësishëm me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Ai shprehi 100 për qind mbështetje për arritjen e marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. I jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të Amerikës”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizës Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi të…