Thaçi: Turqia, mbështetëse besnike e forcimit të subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës

19 tetor 2018 | 20:23

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur të premten në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, me të cilin ka bashkëbiseduar për bashkëpunimin e gjithmbarshëm ndërmjet dy shteteve.

Thaçi ka falënderuar ministrin turk, për mbështetjen që i ka dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës në të gjitha periudhat.

Në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve, si një mundësi për dinamizmin e rritjes ekonomike.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim strategjik dhe falënderoi për përkrahjen që Turqia i jep konsolidimit të shtetit të Kosovës në botë.

“Sot Turqia është një mbështetëse besnike e forcimit të subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, si në shtimin e njohjeve ashtu edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Sipas presidentit Thaçi, Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e përhershme që merr nga Turqia në të gjitha fushat.

Duke folur për zhvillimet në rajon, Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova po kërkon të arrijë marrëveshje paqësore me Serbinë, që do të hap perspektivë evropiane për të dy vendet.

“Marrëveshja është në interes të të dyja vendeve”, ka shtuar ai. Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt  Çavuşoğlu ka thënë se Turqia mbështet përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon e në këtë kuadër edhe angazhimin për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Do të vazhdojmë të përkrahim në çdo aspekt, shtetin dhe popullin e Kosovës”, u shpreh Ministri Çavuşoğlu.

Në takim u bisedua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në sektorët e ekonomisë dhe atë të mbrojtjes e sigurisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muriqi është pajisur me pasaportë…