Thaçi u përgjigjet shtatë pyetjeve të Jakup Krasniqit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se ai është i autorizuar nga Kuvendi i Kosovës për t’a udhëhequr dialogun me Serbinë.
Në emisionin “Zona B ” të Klan Kosova”, Hashim Thaçi iu është përgjigjur shtatë pyetjeve të Jakup Krasniqit nga Partia Nisma Socialdemokrate, i cili këto pyetje i pati parashtruar në rrjetet sociale.
- Kush duhet ta përgatitë atë marrëveshje?
“Marrëveshjen duhet ta përgatis komisioni i formuar nga Qeverisa e Kosovës që duhet të plotësohet edhe nga anëtarët tjerë të opozitës”, është përgjigjur Thaçi.
- A e ka autorizuar Kuvendi i Kosovës, Kryetarin Thaçi për ketë çështje?
“Përgatitjen e marrëveshjes e bën ekipi negociator i zgjedhur nga Qeveria e Kosovës. Ndërsa sa i përket autorizimit nga Kuvendi, unë jam i zgjedhur nga Kuvendi për të qenë President”.
- A ka një dokument iniciues dhe kush e ka inicuar atë?
“Nuk ka dokument iniciues dhe i thërras të përfshihen në këtë proces edhe opozita dhe shqëria civile”.
- A mund t’ju besohet kjo çështje kaq e madhe dy kryetarëve të Kosovës e Serbisë?
“Unë jam i zgjedhur President i Kosovës nga Kuvendi i Kosovës. Kryej obligimin kushtetues dhe ligjorë në përfaqësimin e jashtëm të kosovës. Vendi përfaqësohet nga udhëheqësit e jo nga dy milionë banorë, prandaj edhe bëhen zgjedhjet që vendin ta përfaqësojë një njeri”.
- Cilat janë shtyllat kryesore të kësaj Marrëveshjeje?
“Ajo për çka unë punoj është që të ketë njohjë reciproke midis Kosovës dhe Serbisë dhe të antarësohet Kosova në Organizatën e Kombeve të Bashkuara duke zëvendësuar rezolutën 1244”.
- Kjo Marrëveshje a do të jetë definitive për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi?
“Kjo marrëveshje do të jetë definitive për njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë dhe zëvendësimin e rezulutës 1244”.
- Kush e garanton ketë Marrëveshje nga pala ndërkombëtare?
“Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara. Nëse arrihet të heqet Rezoluta 1244, automatikisht hiqet edhe veto e Rusisë ndaj Kosovës”.