
Thaçi u kujdes personalisht për kurorën e dërguar nga kryeministri Edi Rama
21 mars 2025
| 16:49
Ish-presidenti Hashim Thaçi sot qëndroi në Kosovë.
Ai vendosi kurora lulesh para varrit të babait të tij.
Afër kurorës që e vendosi Thaçi, ishte edhe ajo e kryeministrit Edi Rama.
“Klan Kosova” raporton se Thaçi është përkujdesur personalisht për kurorën e kryeministrit Rama.
Poashtu edhe shiritin në të cilin shkruhet “nderim atdhetarit Haxhi Thaçi”.
Kujtojmë që Thaçi vizitoi sot varrin e babit të tij, në Burojë të Skenderajt, pas lejes nga Gjykata Speciale.
