Thaçi u ndan “Urdhrin e Lirisë” familjes së Osman Zhitisë, familjes Fazliu dhe familjes Rrahmani
23 nëntor 2019
| 16:02
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe dhe ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, me rastin e rivarrimit të tyre.
Me këtë rast, presidenti u ka ndarë “Urdhrin e Lirisë” familjes së Osman Zhitisë, familjes Fazliu dhe familjes Rrahmani.
/Epoka e re/