Thaçi: Uashingtoni flet me një zë për Kosovën

08 shkurt 2019 | 10:15

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se Lutjet e Mëngjesit ishin mundësi e shkëlqyer për të takuar zyrtarë të lartë amerikanë dhe liderë të shteteve të ndryshme nga tërë bota, për t’i njoftuar ata me të arriturat e Kosovës dhe me përpjekjet për të vendosur paqe të qëndrueshme në tërë rajonin tonë.

“Ishte inkurajuese të konfirmohej që të gjithë në Uashington flasin me një zë për Kosovën, pa marrë parasysh për cilin institucion apo tabor politik bëhet fjalë.

Jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e vendit tonë dhe ndajmë së bashku të njëjtat vlera e synime”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se edhe në vetë Lutjet e Mëngjesit u dha mesazhi se paqja, toleranca, besimi dhe humanizmi janë vlera prej të cilave nuk duhet të shkëputemi asnjëherë gjatë transformimit të shoqërive tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë ju që jeni të dashuruar dhe dëshironi që…