Thaçi udhëtoi për në Sofje, merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit dhe të BE-së
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar të mërkurën për në Sofje, ku me ftesë të kryeministrit bullgar, Boyko Borisov, do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.
Gjatë qëndrimit atje, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në takimin e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministrin bullgar, Boyko Borisov, presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin, si dhe komisionerin për zgjerim, Johannes Hahn.
Presidenti Thaçi, po ashtu do të zhvillojë takime bilaterale me krerë shtetërorë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të BE-së.
Në këto takime do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, pas publikimit të Strategjisë së BE-së.