Thaçi udhëton për Bruksel, merr pjesë në samitin e Friends of Europe
02 dhjetor 2019
| 15:25
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga Friends of Europe.
Ai në këtë samit do të flasë për marrëdhëniet e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, si dhe për zbehjen e ndikimit evropian mbi rajonin tonë.
Po ashtu, Thaçi si pjesë e panelit do të flasë edhe për dialogun në Bruksel dhe për përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.