Thaçi udhëton të martën në SHBA, merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit
03 shkurt 2018
| 17:41
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të jetë pjesë e lutjeve tradicionale të mëngjesit në Washington.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur zyra e presidentit, ku ka thënë se Thaçi ka pranuar ftesën disa javë më parë për këtë ngjarje, e cila organizohet nga dy partitë në Kongresin Amerikan.
Ditëve të ardhshme do të shpaloset agjenda e plotë e presidentit Thaçi në Amerikë.
Ndryshe, ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga presidenti i SHBA-së Trump dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si: senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës. (KP)