Thaçi: Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza për lirinë e Kosovës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar veprimtarin e madh të lëvizjes kombëtare, Ukshin Hoti, në 75-vjetorin e lindjes së tij.
Ai ka thënë se me guximin politik dhe intelektual, Ukshin Hoti, ka frymëzuar shumë breza për të ngritur zërin e protestës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Sot është 75-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, veprimtarit të madh të lëvizjes sonë kombëtare. Me guximin politik dhe intelektual, Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza për të ngritur zërin e protestës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndonëse nuk dihet fati i tij dhe i mijëra të pagjeturve të tjerë, filozofia politike e Ukshin Hotit është pjesë e historisë moderne të shtetit tonë. Ne s’do të ndalemi asnjëherë së kërkuari bijat dhe bijtë tanë, derisa të dihet fati i tyre dhe të vendoset drejtësia për ta”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/