Thaçi: UNDP-ja në dy dekadat e fundit ka mbështetur Kosovën në shumë fusha
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim njoftues përfaqësuesen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNDP), Maria Suokko, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në punë.
Presidenti Thaçi ka theksuar se UNDP në dy dekadat e fundit ka mbështetur Kosovën në shumë fusha.
“Jemi të kënaqur me kontributin tuaj në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes së ambientit, por edhe në përkrahjen në zhvillimin ekonomik”, u shpreh presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, ka thënë se UNDP do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën e zhvillimit të saj.
Presidenti Thaçi u shpreh se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe të përkrahin projektet e UNDP-së.
/Epoka e re/