Thaçi: Universiteti i Prishtinës ka dhënë emra të paharrueshëm të dijes
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në ceremoninë e shënimit të 48-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, ka thënë se liria dhe shteti i Kosovës janë të pandashme me Universitetin e Prishtinës.
Presidenti Thaçi ka deklaruar se Universiteti i Prishtinës në historinë e tij gjysmëshekullore ka dhënë emra të paharrueshëm të dijes, shkencës si dhe ka dhënë dëshmorë të shumtë.
Ai më tej ka shtuar se Kosova ka qenë dhe mbetet Evropë dhe Perëndim.
Thaçi ka theksuar se vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në NATO, pasi siç tha ai Kosova ka përqafuar vlerat civilizuese perëndimore.
Ndërkaq rektori i UP-së, Marjan Dema, ka thënë se Universiteti i Prishtinës shërbeu si fole ku u ngritën çështjet më madhore të kombit.
“Ne krenohemi me rezultatet e studentëve tanë në garant ndërkombëtare”, është shprehur Dema.