Thaçi: Uroj që Pashkët të forcojnë ndjenjat e mirësisë dhe besimin në vlera tona
21 prill 2019
| 11:33
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar Pashkët besimtarëve katolikë duke thënë se kjo festë duhet të shërbejë për forcimin e besimit në vlera.
Ai ka theksuar se festa të tilla duhet të shtojnë dashurinë dhe respektin e ndërsjellë në mesin e të gjithë qytetarëve.
“Në këtë të diel të Pashkëve katolike, të gjithë besimtarëve të krishterë ua uroj këtë festë të shenjtë. Shumë gëzime dhe shumë lumturi në familjen e çdo besimtari!
Si simbol i ringjalljes dhe i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, uroj me gjithë zemër që Pashkët të forcojnë edhe më tej ndjenjat e mirësisë dhe besimin në vlera tona, si dhe të shtojnë dashurinë dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.