Thaçi uron Erdoganin për hapjen e Aeroportit të ri të Stambollit

29 tetor 2018 | 19:17

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, me ftesë të homologut turk, Recep Tayyip Erdogan, sot ka marrë pjesë në hapjen solemne të aeroportit të ri të Stambollit.

Thaçi e ka bërë të ditur këtë përmes rrjetit social Facebook, ku ka thënë se e ka uruar homologun e tij, Erdogan për hapjen e aeroportit i cili pritet të shndërrohet në aeroportin më të madh në botë.

“Me liderë shtetesh në përurimin e Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili pritet të shndërrohet në aeroportin më të madh në botë.

Në emër të qytetarëve të Kosovës, presidentin Erdoğan e urova edhe për Ditën e Republikës së Turqisë.

Pjesë e ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti kanë qenë krerë shtetesh dhe kryediplomatë nga vende të ndryshme të botës”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi kampion i Media Ligës në vitin 2010, “Epoka e…