
Thaçi uron Erdoganin për suksesin në zgjedhje
01 prill 2019
| 17:00
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka telefonuar homologun nga Turqia, Recep Tayyip Erdogan për ta uruar me rastin e suksesit të arritur në zgjedhjet lokale.
Lajmi është bërë me dije nga Zyra e Komunikimit e Presidencës së Turqisë, e cila ka njoftuar se krahas Thaçit, Erdogani ka pranuar telefonatë urimi edhe nga kryeministri pakistanez, Imran Khan, transmeton “Anadoly Agency”.
Më herët, presidentin turk e ka uruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.