Thaçi uron kryeministrin e ri grek: Mirëpres ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore Kosovë-Greqi
09 korrik 2019
| 14:14
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, si dhe partinë e tij Demokracinë e Re për fitoren në zgjedhjet e së dielës.
Me këtë rast, Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se mirëpret vazhdimin e ngritjes së raporteve fqinjësore në mes të Kosovës dhe Greqisë për të mirën e të dyja vendeve dhe të rajonit.
“Përgëzime për Kyriakos Mitsotakis dhe Demokracinë e Re për fitoren e zgjedhjeve në Greqi. Mirëpres mundësinë e bashkëpunimit për ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore të mira mes Kosovës dhe Greqisë, për të mirën e përbashkët të të dyja vendeve dhe për rajonin në përgjithësi”, ka shkruar Thaçi.
/Epoka e re/