Thaçi i uron Mustafës shërim të shpejtë
15 janar 2018
| 10:59
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kryeministrin Isa Mustafa, duke i ka ofruar përkrahje të plotë për shërim, kudo që të jetë e nevojshme.
“Që nga momenti i informimit për gjendjen shëndetësore të ish kryeministrit Isa Mustafa vura kontakt me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij. Shpreha gatishmërinë për ta vizituar, por procedurat e trajtimit të tij nuk ma mundësuan një gjë të tillë. Përmes telefonit zhvillova një bisedë me të, duke i ofruar përkrahje të plotë për shërim, kudo të jetë e nevojshme. Z. Mustafa i uroj shëndet dhe sa më parë t’i kthehet familjes së tij si dhe obligimeve institucionale”, ka shkruarThaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.