Thaçi uron presidentin e ri të Venezuelës, e fton ta vizitojë Kosovën
24 janar 2019
| 17:04
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar presidentin e ri të Venezuelës, Juan Guaido për marrjen e këtij posti t.
Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se “ Kosova dje ka njohur tranzicionin e bërë në Venezuelës, në linjë me politikat dhe vlerat që ne i shpërndajmë”.
Thaçi është shprehur i lumtur për rënien e diktaturës në Venezuelë, dhe e ka ftuar presidentin e ri ta vizitojë Kosovën.
Juan Guaido, lider i opozitës, i cili është vetshpallur president pas protestave kundër ish-presidentit, Nicolas Maduro.
/Epoka e re/