Thaçi uron presidentin Erdogan dhe popullin e Turqisë për Ditën e Republikës
29 tetor 2020
| 12:22
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar popullin turk dhe presidentin Rexhep Taip Erdogan për ditën e Republikës së Turqisë.
Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se Kosova është krenare që Turqinë e ka vend mik dhe aleatë të ngushtë.
“Në emër të popullit të Kosovës, unë i uroj presidentit urimet tona më të mira për prosperitet presidentit Erdogan, qeverisë dhe popullit turk”, ka shkruar Thaçi.
On this #CumhuriyetBayramı , #Kosovo is proud to celebrate #Turkey as a close friend and ally. On behalf of the people of Kosovo, I extend our best wishes for prosperity to President @RTErdogan, the Government and people of Turkey. 🇽🇰🇹🇷 pic.twitter.com/4oNnk7Ckm6
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) October 29, 2020