
Thaçi uron Shqipërinë për rekomandimin e Komisionit Evropian
29 maj 2019
| 16:00
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për marrjen e rekomandimit të qartë nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Ky rekomandim uroj të shndërrohet në vendim nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian, që Shqipëria në mënyrë meritore të bëhet pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/