Thaçi uron xhudistet kosovare për medaljet e arta

27 qershor 2018 | 19:58

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi i kanë sjell Kosovës dy medalje të arta nga Lojërat Mesdhetare që janë mbajtur në Spanjë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar të dy garueset për triumfin e tyre.

Urimi i Thaçit:

Vajzat dhe djemtë e Kosovës, me talentin tyre, po na bëjnë krenarë dhe po e promovojnë imazhin e vërtetë të vendit të tonë kudo nëpër botë. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova dolën të arta në Spanjë, në Lojërat Mesdhetare në Tarragona. Fitorja e tyre ka rëndësi të dyfishtë për sportin dhe diplomacinë tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryekuvendari, Kadri Veseli ka uruar Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën…