Thaçi: Ushtria e Kosovës lindi nga dëshira e thellë për liri e barazi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur sot një fjalim para ushtarëve të Kosovës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të vendit.
Thaçi ka thënë se ushtria e Kosovës ka lindur nga dëshira e thellë për liri e barazi.
“Ushtria e Kosovës lindi nga dëshira e thellë për liri e barazi. Në këto 20 vjet të lirisë dhe paqes, ne kemi jetuar me mungesën e më të dashurve tanë, me heronj, dëshmorë e martirë të luftës sonë, me heroizmin dhe kujtimet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe me përpjekjet për krijimin e ushtrisë së re. Ushtarët e Kosovës janë të mishëruar me dëshirën për liri, por edhe me gatishmërinë për ta mbrojtur këtë liri, për çdo qytetar, në çdo kënd të Kosovës. Kjo forcë e re shumetnike e pasqyron më së miri Kosovën që së bashku e kemi ndërtuar!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”, pas mbajtjes se këtij fjalimi.
/Epoka e re/