Thaçi: Ushtrisë së Kosovës i janë shtuar edhe 42 automjete ushtarake amerikane

27 korrik 2020 | 13:39

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili ka informuar shefin e shtetit për arritjen e 42 automjeteve ushtarake amerikane.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se shumë shpejt do të nis rekrutimi i ushtarëve të rinj, raporton  “Epoka e re”.

“Një takim informues sot kisha me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane ‘Humvee’. Edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti. Liria, shteti i pavarur dhe ushtria na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë!”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.  (L.G/ Epoka e re)

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/4087540141316314/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me…