Thaçi: Vendimet e sotme të dy qeverive, hap i rëndësishëm për bashkimin e shqiptarëve në BE

26 nëntor 2018 | 16:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur mbajtjen e mbledhjes së përbashkët në mes të dy qeverive shqiptare, duke thënë se mbledhjet e tilla janë të rëndësishme për bashkërendimin e prioriteteve dhe interesave strategjike të dy shteteve.

Sipas Thaçit, vendimet e sotme të Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë janë një hap tjetër i rëndësishëm drejt arritjes së synimeve për bashkimin e shqiptarëve nën ombrellën e Bashkimit Evropian.

“Mbledhjet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për bashkërendimin e prioriteteve dhe interesave strategjike të shteteve tona. Vendimet e sotme të dy qeverive janë një hap tjetër i rëndësishëm drejt arritjes së synimeve tona strategjike për bashkimin e shqiptarëve nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Këto dhe vendime tjera do të ndikojnë në largimin e barrierave për qytetarët dhe rritjen ekonomike bazuar në vlerat e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/2306580279412318/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kabinetet e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, të…