Thaçi: Vendimi i GJND-së ia siguroi Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare
22 korrik 2018
| 11:41
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se vendimi i Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) mbi legalitetin e pavarësisë së Kosovës i siguroi Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tetë vjet më parë dha mendimin këshillues mbi legalitetin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës.
“Ky vendim i parapriu shumë proceseve politike, në të cilat ishim të bashkuar, duke ia siguruar Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare. Edhe sot, na presin shumë sfida, e për tejkalimin e tyre duhet të japim kontribut të gjithë, për t’i siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë, anëtarësimet në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar Thaçi.