Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi shpallen qytetarë nderi të Drenasit
27 dhjetor 2023
| 14:23
Liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë shpallur qytetarë nderi të Komunës së Drenasit.
Propozimi për t’i shpallur qytetarë nderi katërshen e UÇK-së e ka bërë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe është përkapur nga të gjithë asamblistët e Kuvendit Komunal të kësaj komune.