Thaçi viziton ekipin e Kosovës: Pjesëmarrja në Lojëra Olimpike, fitore e madhe për shtetin
10 shkurt 2018
| 11:37
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Peyong Chang ku po mbahen Lojërat Olimpike Dimërore.
Thaçi ka njoftuar se sot ka vizituar ekipin olimpik të Kosovës, duke i uruar suksese Tahirit.
“Në fshatin olimpik të Pyeongchangut, sot vizitova ekipin olimpik të Kosovës. Skiatorit kosovar, Albin Tahirit, i urova suksese në garat që do t’i zhvillojë në ditët e ardhshme. Vetë pjesëmarrja e tij dhe e Kosovës në Olimpiadë, është një fitore e madhe për shtetin tonë”, ka shkruar ai në profilin e vet në “Facebook”.
Ndryshe, Albin Tahiri do të garojë në pesë disiplina.