Thaçi viziton selinë e Vatrës në Nju Jork

01 mars 2020 | 10:18

Presidenti Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në ShBA, ka vizituar në Nju Jork selinë e Vatrës, shoqatës më të vjetër shqiptare, ku u prit nga kryetari i ri i saj, Elmi Berisha, dhe nga anëtarët e kësaj shoqate.

“Pata një bashkëbisedim të përzemërt, miqësor e të hapur me bashkëkombësit. Liria dhe pavarësia e Kosovës, të arriturat e Kosovës, të tërë shqiptarëve janë të lidhura ngushtë me punën e vyeshme, me guximin dhe me sakrificën e diasporës shqiptare”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Emri me i ri, më i përmendur e…