Thaçi, Vuçiqit: Institucionet e Kosovës janë në gjendje gatishmërie (Video)
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në aksionin në veri janë arrestuar disa persona të nacionaliteteve të ndryshme, duke përfshirë edhe një rus.
Thaçi në një deklaratë për medie, ka thënë se personi me nacionalitet rus gjatë këtij aksioni është paraqitur nën petkun e diplomatit për të penguar policinë gjatë punës.
Ai ka thënë se ky aksion nuk është i drejtuar ndaj asnjë komuniteti. Ai ka thënë se u janë mirënjohes qytetarëve për bashkëpunimin në këtë aksion policor.
Ndërsa sa i përket kërcënimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për të ndërhyrë në Kosovë, Thaçi ka thënë se ai e dinë se nuk mund të lëvizë në drejtim të shtetit të Kosovë. Thaçi ka thënë se deklarimet e Vuçiqit nuk janë kërcënime për luftë, por për konsum të brendshëm.
“Është një deklaratë populiste, një deklaratë e cila kryesisht ka opinionin e brendshëm në Serbi. Presidenti Vuçiq e dinë shumë mirë se nuk mund të lëvizë në drejtim të Kosovës, diçka që është e pamundur dhe e pa imagjinueshme, ku edhe ai vet është i bindur. Në çdo rast, institucionet e Kosovës, duke përfshirë edhe FSK-në janë në gjendje gatishmërie”, ka thënë Thaçi, raporton “Epoka e re.
Thaçi ka kërkuar nga Serbia që të bashkëpunojë për luftimin e krimit të organizuar.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/822638514765332/