Thaçi, Vuçiqit: Ju po e pengoni vazhdimin e dialogut

07 qershor 2019 | 15:52

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fjalës së tij në Forumin “GloboSec”, i cili është duke u mbajtur në Bratislavë, ka akuzuar homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq për pengimin e vazhdimit të dialogut me Kosovën.

Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme për një marrëveshje me Serbinë, e cila do të sillte njohje reciproke.

“Duam marrëveshje me Serbinë që do të sillte njohje reciproke, pa kufij me vija etnike. Një marrëveshje e cila do të sillte anëtarësim të Kosovës në OKB dhe që do të sillte njohjen e pesë vendeve të BE-së, përfshirë Sllovakinë”, është shprehur Thaçi.

Më tutje, Thaçi ka thënë se ka gjasa që marrëveshja arrihet këtë vit, por vetëm nëse Serbia tërhiqet nga pengesat që i bën dialogut.

“Nuk mund të arrihet marrëveshje me gjithë këtë qasje penguese të Serbisë, në përpjekjet e saj penguese për anëtarësim e Kosovës në UNESCO e Interpol. Por, unë besoj se në javët e ardhshme do të krijohet një klimë për vazhdim të dialogut dhe Samiti i Parisit do të jetë një mundësi shumë e mirë për të bërë hapa konkretë për vazhdim të dialogut dhe arritjen e marrëveshjes”, është shprehur Thaçi.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/327036751546923/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një anije shpëtuese është përmbytur në brigjet perëndimore të Francës,…