Thaçi: Xheva e Fehmiu, shembull suprem i përkushtimit për liri
22 shtator 2019
| 13:55
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin në 21-vjetorin e rëniës së tyre heroike.
Thaçi ka thënë se ata kanë rënë duke dhënë shembullin më suprem të përkushtimit për liri dhe çlirim të Kosovës.
“Para 21 viteve ranë heroikisht në ballë të betejës Komandanti Fehmi Lladrovci dhe bashkëluftëtarja e tij Xhevë Krasniqi – Lladrovci, duke dhënë shembullin më suprem të përkushtimit për liri dhe çlirim të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk u mposht nga ofansivat e shtatorit 1998 në saje të guximit dhe trimërisë së dëshmorëve dhe heronjve tanë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/