Thaçi: Zbardhja e fatit të të pagjeturve, jetike për Kosovën
Presidenti Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, ka thënë se Zbardhja e fatit të të pagjeturve është jetike për familjet tona dhe për Republikën e Kosovës, për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur kujtojmë vajzat e djemtë, nënat e baballarët, motrat e vëllezërit dhe çdo të dashur tonë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur që nga lufta në Kosovë. Zbardhja e fatit të të pagjeturve është jetike për familjet tona dhe për Republikën e Kosovës, për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë”.
“Në këtë ditë ndërkombëtare kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare që të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve tanë. Nuk mund të ketë paqe pa e zbardhur të vërtetën e fatit të tyre dhe pa dhënë përgjegjësi kryesit e krimeve. Nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e fatit të çdo të pagjeturi në Kosovë! As ne dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk mund të lejojmë që gjenocidi serb në Kosovë të harrohet dhe të kalojë i pandëshkuar”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/2948351315235208/?type=3&theater