Thaçi: Zhbllokimi i fondeve të MCC-së, një lajm tjetër i mirë për Kosovën
06 qershor 2020
| 20:30
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se zhbllokimi i fondeve të MCC-së është një lajm tjetër i mirë për Kosovën.
Thaçi ka thënë se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka çmim.
“Partneriteti i përhershëm me Uashingtonin është rrugë e vetme që çon drejt një të ardhmeje të sigurt për Kosovën, në paqe e prosperitet për gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.
(A. M / Epoka e re)