Thaçi zhvillon takimin e parë në kuadër të forumit në Alpbach
25 gusht 2018
| 19:26
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka takuar presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.
“Kisha një bisedë shumë të mirë me presidentin austriak, Alexander Van der Bellen, në kuadër të Forumit Evropian Alpbach. Austria do të mbështes Kosovën në të gjitha fushat, sidomos në procesin e integrimeve euroatlantike dhe në arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. HTH”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.