Thaçi: Zjarrfikësit, heronjtë e përditshëm të shoqërisë sonë
04 maj 2018
| 12:36
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, duke thënë se ata janë heronjtë e shoqërisë tonë.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës, por edhe mbarë shoqëria duhet të bëjnë më shumë për mirëqenien e zjarrfikësve duke investuar kështu në sigurinë tonë kolektive.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e heronjve të përditshëm të shoqërisë sonë, zjarrfikësve. I uroj të gjitha vajzat dhe djemtë tanë, që përditë deri në vetëmohim luftojnë kundër zjarrit, për të shpëtuar jetë dhe prona të qytetarëve tanë. Institucionet e Kosovës, por edhe mbarë shoqëria jonë, duhet të bëjnë më shumë për mirëqenien e tyre, duke investuar kështu në sigurinë tonë kolektive”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/