
Thaçi zotohet para Junckerit: Kosova do ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi
28 shkurt 2018
| 15:55
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi.
Ai në një konferencë të përbashkët me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se në ditët e ardhshme do të ratifikohet kjo marrëveshje.
Presidenti ka pohuar se pas miratimit të kësaj marrëveshje presin nga presidenti Juncker që ta shtyjë përpara procesin e liberalizmit të vizave.
Thaçi ka thënë se Kosova do t’i kryejë të gjitha obligimet ndërkombëtare. Po ashtu, ai ka përshëndetur Strategjinë për Zgjerim të BE-së.
Më tutje, Thaçi ka folur edhe dialogun me Serbinë. Ai ka theksuar se Kosova e përkushtuar për dialog dhe fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet e rajonit.