Thaçin, e çmoj, e kam mik dhe është politikan i aftë
Ish-kryetari i Skenderajt, kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, një prej komandantëve dhe luftëtarëve shumë të çmuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një intervistë i ka komentuar disa prej figurave kryesore politike në Kosovë.
Presidentin Hashim Thaçi, Lushtaku e ka konsideruar politikanin më të duhur të këtij vendi. “E respektoj Thaçin, e çmoj, e kam mik, nuk e di ai sa më ka mik, por është politikan i aftë”, tha ai në “Rtv Dukagjini”.
E i pyetur nëse PDK-ja ka qenë më mirë me Thaçin apo Veselin, Lushtaku thotë se të dy janë të mirë, por Thaçi është politikan më i mirë. “Edhe Kadri Veseli është një prej liderëve të mirë të Kosovës”.
Për Ramush Haradinajn ai ka thënë se e respekton dhe çmon rolin në luftë, por thotë se ka dilema për rolin e tij në politikë.